Reagimi i Drejtorit të DKRS-së, Milot Lala me rastin e dëmtimit të stadiumit të qytetit të Vitisë.
“Sot isha në vizitë në stadiumin e Vitisë dhe i pash nga afër dëmet që janë bërë, shpreh indinjatën e thellë me rastin e dëmtimit të stadiumit të qytetit në Viti nga personat e pandërgjegjshëm.
Aktet e tilla vandale të dëmtimit të Stadumit të Qytetit janë të papranueshme, ajo çka ndodhi nuk i shërben askujt dhe nuk na dërgon askund.
Rasti është duke u hetuar, kërkojmë̈ nga qytetarët që të bashkëpunojnë̈ me Policinë e Kosovës dhe me institucionet përgjegjëse që të gjenden ata të cilët kanë bërë këtë sulm të ultë ndaj Stadiumit të Qytetit”, thotë Lala. /2LONLINE.com/