Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka rraguar lidhur me zhvillime e fundit në veri të vendit ku pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
“Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.
Ja deklarata e tij e plotë:
Të dashur qytetarë,
Pas sulmit në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Banjskë të Zveçanit, është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.
Sulmi terrorist e kriminal duhet të dënohet. Beogradi zyrtar, duke mbështetur sulmin kriminal e terrorist, po sulmon Kosovën.
Nga Velekinca e Gjilanit kemi edhe një polic të plagosur, Alban Rashiti, i cili tashmë ka kryer intervenimin me sukses dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Ngushëllime familjes dhe të gjithë qytetarëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur. /2LONLINE/