(2LONLINE) – Ish drejtori I Drejtorisë për rini, Kulturë e Sport, Veton Nevzadi ka thënë se kjo drejtori nuk ka as edhe një cent borxh të trashëguar nga edicioni i kaluar i “Flakës së Janarit 2013”
“Lidhur me deklaratat e ud.te drejtorit të DRKS-së për “trashëgim të borxheve të shumta në këtë drejtori’, për hir të opinionit dhe të vërtetës jam i obliguar që si drejtues i mëparshëm i këtij sektori në një periudhë kohore prej 16 muajsh (2012-2013) të sqaroj seqë nga gushti i vitit 2012 shpenzimet në DKRS janë zvogëluar më shumë se 50% në krahasim me vitet paraprake në të gjitha pozicionet dhe për këtë ekzistojnë dëshmitë, pra borgjet eventuale të mbetura në shumicë i përkasin periudhës së mëhershme”, ka thënë Nevzadi.
Më tej ai ka shtuar se DRKS nuk ka as edhe një cent borxh të trashëguar nga edicioni i kaluar i “Flakës së Janarit 2013” dhe kjo nuk mundet t’i shërbejë assesi qeverisjes së re komunale si justifikim për rënie të performancës të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor dhe tradicional më të cilin identifikohet Komuna e Gjilanit dhe Anamorava
Po ashtu Nevzadi ka thënë se nuk mundet askush ti hedhë hi syve askujt për mospunën me “kartën e borxheve” në relacion me sektorët që menaxhon kjo drejtori.
“Buxheti i planifikuar për vitin 2014 është i njëjti me vitin 2013 (në subvencione, mallra dhe shërbime dhe komunali), prandaj u bëjë me dije të gjithë sektorëve shoqëror të cilët menaxhohen nga kjo drejtori se rënia eventuale e përkrahjes për ta nën nivelin e viteve paraprake, nuk ka të bëjë fare me borxhin e mundshëm të kësaj drejtorie, veçanërisht kur bëhet fjalë për kategorinë financiare subvencione”, ka thënë Nevzadi. /2lonline/