DYLON

Lutfi Haziri: “Era shtet” – Kur të vidhet drita, buka e kripa!

Lutfi Haziri: “Era shtet” – Kur të vidhet drita, buka e kripa!
Avatar photo Redaksia

“Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Marrëveshjen e Washingtonit, e cila e ndalonte fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve, Qeveria Kurti nuk e zbatoi, por na e sollën marrëveshjen e Ohrit Kurti-Vuçiq. Tashmë s’ka nevojë të parandalohet Serbia në atë fushatë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, thotë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Ai pyet se çka me pritë prej tyre që shesin energji përmes GEN-it serb, vjedhin rezervat shtetërore e së fundmi, tentojnë me vjedhë edhe pasulin e FSK-së?!

EkoHigjiena

“A po kuptoni, dritën, bukën e kripën po na e vjedhin. Magjen e popullit. Kjo hajni ka emër se njëmend nuk do ndodhur deri sot. Nuk do t’ia falin sepse e propagandonin të kundërtën në kohën e mbledhjes së votave, praptonin realitete se veç me ta do të vie ‘era shtet’. Por, po kundërmon erë hajnie. Po e ritheksoj, ata që e kundërshtuan e s’e deshën Republikën e 17 shkurtit, sot po e udhëheqin në izolim deri në falimentim”, ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.