DYLON

Xherdan Shaqiri takon bashkatdhetarët shqiptar për një kafe në Doha, Katar

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – FC Bayern Munich po qëndron për një kamp 9 ditor në Doha të Katarit të organizuar nga Volkswagen dhe Q – Auto në Katar.

Përgjatë këtij kampi përveq stwrvitjeve intensive që skuadra elitare e bundesligës Gjermane po zhvillon, ekipi do të marrë pjesë edhe në disa ndeshje ” miqësore ” , kundër UA Merrlkh Sport Club dhe Kuvajt Sporting Club .

EkoHigjiena

Edhe pse agjenda shumë e ngjeshur, Xherdan Shaqir gjeti kohë të takoj me kënaqësi një pjesë të komunitetit shqiptar me qëndrim në Doha të Katarit.

Ky ishte takimi i dytë i Xherdan Shaqirit me komunitetin shqiptar në Doha, ku përgjat një ore Shaqiri bashkëbisedoj me bashkatdhetarët e tij nga Kosova dhe Maqedonia dhe i famemderoi përzemërsisht për përkrahjen e vazhdueshme që ai merr vazhdimisht nga bashkatdhetarët. Gjithashtu ai premtoi se do të vazhdoj të jap më të miren e tij në menyr që të arrij vendin e tij të merituar në ekipin e Bayernit.

Takimi u mbyll me disa foto të përbashkëta dhe me urimet më të përzemërta të komunitetit shqiptar në Katar, si dhe për sukseset e mëtutjeshme të Shaqirit në arenën ndërkombtare. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.