/2L ONLINE/ – Një grup qytetarë gjilanas, kanë shpalosur të hënën një pankartë në qendër të qytetit ku janë vendosur emrat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, të cilëve iu është kërkuar që të mos e votojnë demarkacionin.
Por, në këtë pano ka munguar emri i deputetes, po nga Gjilani, Valdete Dushica Bajrami, që vije nga Nisma për Kosovën, e cila, duke iu referuar shkrimit, ka reaguar me të drejtë se është “harruar’, duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj të palëkundur kundër demarkacionit.
Portali, 2L ONLINE, ka raportuar lidhur me reagimin e sotshëm qytetarë, dhe njofton deputeten se vetëm ka komentuar dhe ka përshkruar mbishkrimin e plotë, të panos, e ku organizatorët e këtij reagimi qytetarë, kishin shkruar emrat e deputetëve, nga Komuna e Gjilanit, duke mos e përfshirë edhe emrin e deputetes Bajrami.
Shih shkrimin dhe fotot: Ftojnë deputetët e Gjilanit të mos e votojnë demarkacionin
Përndryshe, deputetja Bajrami, e cila është një zë i fuqishëm kundër formës së tanishme të demarkacionit me Malin e Zi, ka shkruar në profilin e saj se dëshiron t’i njoftojë edhe njëherë qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës për qëndrimin e saj të palëkundur mbi këtë çështje.
Ja postimi i plotë i saj:
“Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe gjithë Anamoravës
Unë Valdete Dushica Bajrami deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën e kam deklaruar dhe prap po e deklarojë VOTËN time kundër marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Por, dua t’i informoj të gjithë qytetarët e vendlindjes time Gjilanit se Nisma për Kosovën ka deputetët nga Gjilani në Kuvend të Republikës dhe asambleist në asamblen komunale të Gjilanit z.Bajram Hasanin.
Besoj që portali 2LONLINE e dinë këtë.
Demarkacionin nuk do kaloj!”