Reagim publik lidhur me akuzat e ministres Nagavci, kinse komuna nuk ka caktuar lokacionin për ndërtimin e çerdhes publike
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik komuna e Vitisë, e sheh të arsyeshme që të njoftoj se akuzat e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, për mos përmbushjen e premtimit për 160 çerdhe publike. Ajo thotë se kjo është si pasojë e mos caktimit të lokacioneve nga ana e komunave. Kjo aspak nuk është e vërtetë, së paku për komunën e Vitisë, pasi që komuna jonë përmes kuvendit komunal të Vitisë, ka aprovuar vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Viti.
Mandej në këtë vendim me numër të protokollit: 01-110/05-109 të datës: 01.02.2022, e cila ka marrë edhe ligjshmërinë nga niveli qendror, pos që është caktuar lokacioni në nenin 3 të këtij vendimi thuhet: “Nderimit i objektit të çerdhes së fëmijëve në Viti do të financohet nga MASHTI, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për fëmijët”.
Ju bëjë thirrje MASHTI-it që në vend që të akuzojnë padrejtësisht komunat sikurse Vitinë për mos përmbushjen e premtimeve të dhënë nga qeveria qendrore që të rishikoj dokumentet dhe të punoj në krijimi e hapësirave të reja të çerdheve publike.
Për hirë të korrektësisë ndaj qytetarëve po e publikojmë edhe vendimin e plotë me dokumentet e bashkangjitur.
Komuna e Vitisë