Në njëzet vjetorin e themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot po qëndron në Gjilan kryetari i kësaj partie z. Ramush Haradinaj. Dhe sipas agjendës që ka përgatitur dega e kësaj partie në Gjilan kryetari dhe zyrtarë tjerë do të bëjnë disa vizita nëpër në disa familje.
Nga: Sabedin SINANI
Dega e parë e themeluar e AAK-së në nivel vendi, është dega e Gjilanit me themelues Dalip Dalipin dhe shumë veprimtarë të tjerë.
Është e habitshme se si organizatori nuk e pa të rrugës të ndajnë 10 minuta kohë, e të ndalen tek varri i te ndjerit , për një nderim jetës dhe veprës së tij patriotike edhe si themelues i degës se AAK-se në Gjilan.
Me këto veprime çdo ditë e më shumë, po dëshmohet që dega e kësaj partie në Gjilan, është e mbyllur për mendim ndryshe, dhe me këtë qasje do te mbetet vetëm një partiçkë, e cila do t’i shërbejë interesave të ngushta të disa individëve.