“Sot për nder të ditës së pavarësisë së Kosovës së bashku me Kryesinë e Rinisë Demokratike në Gjilan bëmë homazhe tek shtatorja e heroit Avdullah Tahiri ku u mirëpritëm nga djali i tij Iliri, poashtu vazhdën e homazheve e vazhduam edhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe më pas vizituam familjen e heroit Kadri Zeka ku u mirëpritem nga Izmi Zeka dhe familja e tij”, ka bërë me dije Qëndrim Qerimi, Kryetar i Rinisë Demokratike në PDK-në e Gjilanit.
“Mirnjohës e falenderues për veprat dhe rolin e tyre për çlirim të vendit. E ndjejë obligim moral t’u falenderohemi edhe heronjëve të gjallë që janë këtu,por në veçanti atyre të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka thënë ai. /2LONLINE/