Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 587 raste të reja pozitive.
Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 39 raste, ajo e Kamenicë 22 raste, e Vitisë 12 raste dhe Novobërda me 3 raste, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 32 raste janë nga qyteti i Gjilanit, nga 2 raste i kemi në Kmetoc e Zhegër dhe nga 1 rast në Cërnicë, Pogragjë e Dobërçan.
Në komunën e Kamenicës, 13 raste janë në qytetin e Kamenicë, 5 raste janë në Koretinë, 3 në Topanicë dhe 1 rast në Rogoçicë.
Në komunën e Vitisë, 4 raste janë në qytetin e Vitisë, 2 raste në Vërban dhe nga 1 rast në fshatrat: Tërstenik, Sllatinë e Poshtme, Pozheran, Lubishtë, Gjylekar dhe Gushicë, transmeton 2LONLINE.com/.
Ndërsa në Novobërdë, 2 raste janë në Pasjak dhe 1 në Llabjan.
Përndryshe në nivel vend, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ku njëri rast është në Gjilan (56 vjeç), dhe njëri në Viti (65 vjeç). /2LONLINE.com/