Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 564 raste të reja pozitive.
Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 29 raste, ajo e Kamenicë 23 raste, e Vitisë 11 raste dhe 1 rast në Novobërdë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 21 raste janë nga qyteti i Gjilanit, 3 raste nga Dobërçani, nga 2 raste janë në Pogragjë e Zhegër dhe 1 rast është në Cërnicë.
Në komunën e Kamenicës, 9 raste janë në qytetin e Kamenicë, 8 raste janë në Koretinë dhe 6 në Topanicë.
Në komunën e Vitisë, 6 raste janë në qytetin e Vitisë, nga 2 raste janë në Smirë dhe Kabash dhe 1 rast në Ramjan.
Ndërsa në Novobërdë, 1 rast është në Pasjak. /2LONLINE.com/