Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan, 20.02.2022 – 00:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Kumanovës, Gjilan, 19.02.2022 – 23:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që gjatë kontrollit iu është gjetur dhe sekuestruar 5.5 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Velekincë, Gjilan, 20.02.2022-18:00. E dyshuara femër kosovare derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur me veturë dy viktimat femra kosovare, të cilat ishin duke kaluar rrugën. Viktimat për shkak të lëndimeve kanë pranuar mjekësor në emergjencë në Gjilan, pastaj janë liruar. Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt. /2LONLINE/