Nga 25 mostrat e fundit që janë testuar nga IKShPK e që kanë të bëjnë me persona nga Komuna e Kamenicës, tetë prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Derisa dy raste janë nga fshati Hodonoci, gjashtë raste të tjera janë nga fshati Poliqkë.
Kreu i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë me dije se numri i të infektuarve në total ka arrit në 34, prej tyre tre janë të shëruar plotësisht.
“Kërkoj prej të gjithë juve që të vazhdoni të jeni bashkëpunues, në raport me ndjekjen e të gjitha udhëzimeve nga institucionet kompetente, sepse bashkë do e kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë Kastrati, i cili është shprehur falënderues ndaj KShPK-në në krye me Dr. Naser Ramadanin dhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në krye me Dr. Burbuqe Shkodra, për bashkëpunimin në luftën ndaj sëmundjes COVID-19.