Sot do të lirohen nga klinika infektive 6 persona të shëruar nga infeksioni me Covid -19

Sot do të lirohen nga klinika infektive 6 persona të shëruar nga infeksioni me Covid -19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë me dije se sot, do të lirohen nga klinika 6 persona të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Përndryshe në njoftim thuhet se në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës( QKUK), sipas raportit të datës

23.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.

Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, do të lirohen nga klinika 6 persona të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Raport i hartuar nga Dr Sadije Namani, Dr, Sci- Shefe e Repartit F, Klinika Infektive

KOMENTE