Mesfushori i Përfaqesueses së Kosovës, Anel Rashkaj, ka folur në konferencën për media në prag të sfidës miqësore ndaj Gjibraltarit.
Rashkaj u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij, njëkohësisht edhe tifozëve që duhet qëndruar me këmbë në tokë, pasi që kjo ndeshje nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Duhet të qëndrojmë më këmbë në tok dhe e dijmë që nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Malit të Zi, pasi që ata kanë një skuadër të mirë, me lojtarë që luajnë në ligat e forta evropiane”, deklaroi Rashkaj.
30 vjeçari nga Prizreni foli gjithashtu edhe për duelin kontrollues ndaj Gjibraltarit të cilin gjithashtu e konsideroi si tejet të rëndësishëm.
“Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi që këtu ka lojtarë të talentuar të cilët nuk kanë luajtur dhe nuk kanë patur minutat e duhura me Përfaqësuesen. Është një mundësi e mirë për ta që të luajnë në këtë takim”, theksoi Rashkaj.