Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ka bërë me dije se sot ka takuar disa nga aktivistët dhe kontributdhënësit për kohë të gjatë në Partinë Demokratike të Kosovës në Gjilan.
“Angazhimi i tyre në politikë ka ndihmuar përherë në koordinimin e aktiviteteve të partisë, kanë qenë pjesë e udhëheqjes në nivele të ndryshme të strukturave të degës, që kanë kontribuar në zhvillimin politik të PDK-së në nivel lokal”, ka thënë Rashiti.
Ai shtoi se së bashku do të vazhdojnë fuqizimin politik të PDK-së në Gjilan. /2LONLINE/