DYLON

Gagica (AAK): Do të ndërtojmë ura lidhëse edhe në të ardhmen në mënyrë që shqiptarët e Luginës të mos jenë të diskriminuar

Gagica (AAK): Do të ndërtojmë ura lidhëse edhe në të ardhmen në mënyrë që shqiptarët e Luginës të mos jenë të diskriminuar
Avatar photo Redaksia

“Sot, bashkë me anëtarin e kryesisë së AAK-së në Gjilan, afaristin e humanistin nga Gjermania, Ilmi Mustafa, vizituam Komunën e Bujanocit ku u mirëpritëm nga nënkryetari i saj, njëkohësisht kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shqiprim Musliu”, ka bërë me dije Nazim Gagica, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ai bëri me dije se  në këtë takim u diskutua përgjithësisht për jetën e qytetarëve të Luginës, për proceset politike dhe me theks të veçantë për bashkëpunimin ndërmjet komunave të Luginës dhe Anamoravës, veçmas Gjilanit.

EkoHigjiena

“Përveç pozitës gjeografike, bashkëpunimin dhe bashkërendimin ndërmjet nesh e imponojnë edhe lidhjet e shumta ndërmjet shqiptarëve prej kohësh. Pjesa më e madhe e të shpërngulurve nga Lugina është në Gjilan tani e sa vjet. Një pjese e tyre tanimë kanë edhe biznese të suksesshme dhe janë storie suksesi. Do të ndërtojmë ura lidhëse edhe në të ardhmen në mënyrë që shqiptarët e Luginës të mos jenë komunitet i diskriminuar për shkak të proceseve të tejzgjatura dialoguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.