“Edhe pse kanë kaluar 10 vite të marrveshjes së Partneritetit Publiko Privat në mes të komunës së Gjilanit dhe investitorit Austriak, ende nuk janë realizuar investimet e planifikuara prej 1.5 milion euro, e të cilat sipas kësaj marrveshje do të duhej të investoheshin deri në fund të vitit 2015”, ka bërë me dije Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit.
“Ne i kuptojmë problemet që kanë qenë gjatë viteve të kaluara në mes ish qeverisjes komunale të Gjilanit dhe kësaj kompanie, por tani më nuk ka kurfar pengese për implementimin e planit të investimeve, vetëm duhet veprojë partneri privat në bashkëpunim dhe kordinim me ne, si institucione komunale”, ka shtuar ai.
Rashiti tha se kanë mbetë më pak se 5 vite tjera deri në përfundimin e kësaj marrveshje të PPP, andaj nuk kemi kohë për të humbur. Këto investime duhet të ndodhin tani, nuk ka asnjë arsye të vetme për vonesën edhe më tutje të realizimit të planit të investimeve në këtë kompani.
“Punët që na takojnë neve si komunë do t’i kryejmë dhe ne jemi plotësisht të gatshëm për bashkëpunim dhe kordinim për zbatimin e marrveshjes së PPP, por kemi kërkuar edhe nga Kompania EcoHigjiena ta bëjë atë që i takon asaj”, ka thënë Rashiti.
Sipa tij, gjatë takimit me drejtorin e kësaj kompanie dhe përfaqësuesin austriak z.Senad Ramaj, ku bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabani dhe asamblesitin e Kuvendit Komunal Ekrem Kryeziu, diskutuan për të gjitha temat dhe e vlerësuam partneritetin, problemet dhe sfidat për këtë periudhë dhjetë vjeqare dhe angazhimet që po i bënë Kompania Rajonale për Mbeturina “EcoHigjiena”, por u kërkua që ky partneritet të avancohet tutje në mënyrë që të kemi një storie të suksesit, e jo të dështimit. /2LONLINE/