DYLON

FFK shpërndau printerët për ID kartela të futbollistëve

FFK shpërndau printerët për ID kartela të futbollistëve
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të Strategjisë së FFK-së rreth digjitalizimit, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë shpërndarjen e printerëve për ID kartela të futbollistëve, njofton faqja zyrtare e Federatës.

Decentralizimi si dhe fuqizimi i Lidhjeve Rajonale mbetet fokus i FFK-së. Tashmë ID kartelat e lojtarëve mund të printohen nëpër Lidhjet Rajonale përkatëse që nga java tjetër.

EkoHigjiena

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar administratorët e sistemit ‘FIFA Connect’ të Lidhjeve Rajonale, të cilët i uroi për fillimin e sezonit të ri si dhe kërkoi angazhim edhe më të madh rreth këtyre ndryshimeve, në mënyrë që shërbimet ndaj klubeve të jenë sa më efikase. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.