“Bashkë me disa nga drejtorët e komunës diskutuam për ndryshimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale, si dhe të rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në Gjilan”, ka bërë me dije Riad Rashiti, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, transmeton 2LONLINE.com.
Ai tha se qëllimi është krijimi i lehtësirave në taksa për qytetarët dhe krijimin e kushteve më të mira për bizneset.
“Pas organizimit të dëgjimit publik me qytetarë dhe biznese, që do të mbahet javën e ardhshme për të diskutuar lidhur me këto dy rregullore komunale, do të dërgohen për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, ka thënë Rashiti. /2LONLINE/