DYLON

Presidentja Osmani në bisedë telefonike me homologun e Lituanisë, Egils Levits vazhdon koordinimin për liberalizimin e vizave

Presidentja Osmani në bisedë telefonike me homologun e Lituanisë, Egils Levits vazhdon koordinimin për liberalizimin e vizave
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka zhvilluar sot një telefonatë me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të vazhdueshme me homologë.

Presidentja Osmani e ka falënderuar presidentin Levits për mbështetjen që Letonia po i jep Republikës së Kosovës në të gjitha aspektet.

EkoHigjiena

“Bisedova me Presidentin e Letonisë, Egils Levits si pjesë e konsultimeve të mia të rregullta me homologët. Diskutuam për çështje dypalëshe, urgjencën për liberalizim të vizave për Kosovën dhe rëndësinë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën”, ka thënë Presidentja Osmani duke shtuar se është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin tonë euroatlantik.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.