Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, së Gjilanit, ka thënë se PDK në Gjilan garon me kandidatët më të mirë për deputetë, të dëshmuar në sferën profesionale, shoqërore dhe politike
“Kandidatët për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës janë të përgatitur dhe të përkushtuar për të bërë më të mirën për Gjilanin dhe Kosovën, bashkë me kryeministrin e ardhshëm të qeverisë z.Bedri Hamzën”, thotë Rashiti.
Gjilani përfaqësohet me shtatë kandidatë në listën garuese të PDK-së:
Arben Mustafa 28
Zenun Pajaziti 46
Aurora Osmani Buca 47
Selver Xhelili 83
Florentina Vokshi 95
Qëndrim Qerimi 103
Ilir Tahiri 104
“Kandidatët nga komuna jonë, na bëjnë nder e krenarë secilin prej nesh. Listë me përfaqësim dinjitoz e gjithëpërfshirës”, ka thënë Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/