“PDK-Dega në Gjilan, ka kohë që e ka ngritur zërin se brenda Drejtorisë së Inspeksionit egziston një kaos dhe gjithçka është jashtë kontrollit. Por, të paktën ka besuar se tek ndërtimet e larta nuk ka tejkalime dhe po punohet sipas lejeve ndërtimore”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, dega në Gjilan
Sipas tij, javët dhe ditët e fundit, kemi disa reagime të vazhdueshme nga qytetarët e Gjilanit të cilët pyesin se a jeni duke e ngritur zërin për ndërtimet pa leje dhe tejkalimet që po ndodhin tek ndërtimet e larta, prandaj, për këtë qëllim, Rashiti thotë se PDK kërkon nga organet kompetente (inspeksioni) që të verifikohen raste të tilla.
“PDK-Dega në Gjilan shpreson se diçka e tillë nuk qëndron, të kundërtën dorëheqja e kryetarit të komunës do të ishte akti më i paktë që do të duhej ta bënte, sepse pa koordinim me të, nuk besohet se Drejtoria e Inspeksionit do të kishte guxim ti mbyllte sytë në raste të tilla, sepse ajo pjesë, me siguri për çdo ditë monitorohet”, thotë Rashiti.
I pari i PDK-së së Gjilanit poashtu thotë se PDK-Dega në Gjilan do të vazhdojë të merret me të gjitha rastet e ndërtimeve të larta, duke filluar prej dhënies së Lejeve të Ndërtimit (nëse janë dhënë konform ligjit dhe planeve rregulluese) e deri tek ndërtimet pa leje dhe tejkalimet e tyre. /2LONLINE/