Aty ku e kishte nisur vite më parë, aty ka ndjenjat më të forta dhe ka përkrahjen e pakusht ylli kosovar, Milot Rashica.
Gjatë qëndrimit të tij të fundit në Kosovë, Milot Rashica e ka vizituar stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri. Ai u prit aty nga shumë fëmijë, që e kishin fanellën e yllit të Kosovës.
Sulmuesi i Werder Bremenit e ka postuar një video në rrjetin social Facebook për vizitën e tij në këtë stadium.
“Dashuri që ata më japin është e vërtet”, kishte shkruar Rashica në postimin e tij.