Ai tani është njëri ndër lojtarët kosovarë me vlerë të madhe në botë, por Miloti e nisi shumë herët futbollin dhe atë në fushat me baltë të Kosovës.
Milot Rashica është një shembull i mirë i kombinimit të talentit dhe punës, të cilin duhet ta ndjekin futbollistët e rinj nga Kosova.
Viti 2019 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Rashicën i cili ka shënuar 3 gola në 5 ndeshjet e fundit me Ëerderin e Bremenit në Gjermani.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës është me prejardhje nga Vushtrria. Talenti i tij u pa si fëmijë dhe si 16 vjeçar debutoi në Superligën e Kosovës, për tu shpallur kampion si tinejxher.
Talentin e tij e vërejti menaxheri Altin Lala i cili i’a mundësoi kalimin në Holandë tek Vitese. Rashica vazhdoi të rritet si futbollist dhe tregoi paraqitje të mira në Eredivisie.