Futbollisti kosovar, Milot Rashica po shkëlqen me Werder Bremen në Bundesligë. 22 vjeçari ka shënuar golin e tetë me skuadrën e tij dhe po tregon formë të mirë.
Ka kohë që skuadra londineze Crystal Palace është e interesuar për shërbimet e mesfushorit kosovar, shkruan mediumi anglez Hitc.
Paraqitjet e fundit të Rashicës kanë bërë që skuadra angleze ta kërkojë me ngulm në afatin kalimtar të verës.