Pa anësorin e Kosovës, Milot Rashica pothuajse asgjë nuk shkon në Werder Bremeni ne Bundeslige. Në fund të shtatorit, Rashica u kthye pas një dëmtimi në kofshë.
Bilanci: shtatë gola në nëntë ndeshjet e kaluara.
Në fitoren 3-2 në Wolfsburg, Milot Rashica (23) shpërtheu me dy gola, për ta thyer ekipin te fitorja pas 87 ditëve.
Sipas medieve nga ky vend Rashica pas çdo ndeshje po e rrit çmimin e tij. E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se me këtë lloj ecurie, kartoni i Rashicës do të shkojë në 50 milionë euro, që është më shumë se çdo lojtar tjetër shqiptar.
“Raketa kosovare mund të shitetet gjatë afatit kalimtar. A mund ti sjellë Rashica 50 milionë euro”, shkruan “Bild”.
Werder Bremen ka menduar një çmim për talentin, duke kërkuar diku mes 40 deri 50 milionë euro. Enigma e vetme është nëse do të largohet në janar apo në qershor nga Werderi.