DYLON

Feronikeli e nis merkaton e janarit para kohe, siguron dy futbollistë të talentuar

Feronikeli e nis merkaton e janarit para kohe, siguron dy futbollistë të talentuar
Avatar photo Elife Sherifi

FC Feronikeli ka arritur ti sjell në radhët e veta dy futbollistë tejet të talentuar. Bëhet fjalë për Simon Loshin dhe Kristi Kullaj, dyshe më të cilën Feronikeli do të përforcohet në afatin e Janarit.

Futbollistet kanë pranuar që tani, duke nënshkruar kontratë më FC Feronikelin.

Kristi Kullaj (20) ishte futbollist te skuadra e të rinjëve në KSC Lokren, në Belgjikë.

EkoHigjiena

Skuadrës i bashkohet edhe Simon Loshi i lindur në vitin 2000, i aftë të luajë në të dyja anët e mbrojtjes, në të djathtën e në të majtën, ishte pjesë e grupmoshave të Feynoordit nga ekipa e re, U17, U18 e U 19.

“Pozicioni i preferuar i Kullaj, është mesfusha ofanzive, i aftë të luajë edhe nga krahët, por edhe në pozitën e mesfushorit qëndror.

Klubi është i interesuar për të sjellë në skuadër përforcimet e duhura dhe se rritja e këtyre lojtarëve do luajë rol të madh në skuadër, me projektin madhështor, që në krye ka Presidentin, Naser Ramaj.

Po ashtu, edhe kryetrajneri, Agim Sopi është shprehur i kënaqur me arritjen e marreveshjës për ti pasur në ekipin e tij këta dy futbollistë.

Kjo nuk do të jetë levizja e vetme gjatë Janarit, pasi që skuadra do të sjell edhe risi tjera në ekip”, shkruhet ne web-faqen zyrtare te klubit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.