Ylli kosovar, Milot Rashica synon ta sigurojë kualifikimin me “Dardanët” në Euro 2020 përmes Ligës së Kombeve. Ai i ka përshkruar ndjenjat që i përjeton me ‘Verdhekaltrit’ dhe ka folur edhe për tifozët kosovarë.
Milot Rashica është i fokusuar për momentin tek ekipi i tij, Werder Bremen, me të cilin po bën paraqitje mbresëlënëse. Por, në mendjen e tij nuk ka se si të mos jetë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.
Pas dy muajsh, “Dardanët” i pret një ndeshje jetike me Maqedoninë e Veriut, në gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve.
“Për ne, kualifikimi në Evropian do të ishte gjëja dhe e arritura më e madhe e të gjitha kohëve”, ka thënë Rashica për uebfaqen zyrtare të Werder Bremenit.
Përmes ndeshjet që do të luhet në Shkup, Kosova mund ta kërkojë kualifikimin në Euro 2020 në finalen eventuale ndaj Gjeorgjisë ose Bjellorusisë.
Dhe, vushtrriasi shprehet optimist se trupa e Bernard Challandesit do të kalojë mirë në muajin mars.