Ylli i Kombetares së Kosovës në futboll, Milot Rashica, po qëndron në vendlindje, ku po shijon pushimet.
Në një intervistë televizive, ai ka shpalosur detaje të jetës dhe karrierës së tij, duke zbuluar edhe disa të pathëna.
Ka thënë se është krenar që është pjesë e “Dardanëve”, dhe është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Bullgarisë, ditë më parë.
I pyetur sa a ka gjasa të ndërronte kombëtaren, ai ka thënë se Kosovën nuk do ta linte kurrë, edhe po ta kërkonin 100 shtete të tjera.