“Heshtjes” së Dritës po i vije fundi, priten zyrtarizimet këtë javë!

“Heshtjes” së Dritës po i vije fundi, priten zyrtarizimet këtë javë!

Afati kalimtar i verës ka filluar prej kohësh për Klubin Futbollistik “Drita”, porse pa prezantime zyrtare.

Kohëve të fundit është raportuar se Drita ka nënshkruar me disa futbollistë, por akoma nuk është konfirmuar nga klubi.

Mësohet se ‘heshtjes’ së gjilanasve po i vie fundi dhe kjo javë do të jetë ‘bombastike’ me prezantimet e Dritës.

Drita FC ka arritur marrëveshje me ish-gardianin e Gjilanit, Faton Malokun, dy futbollistët e Llapit, Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani, si dhe me sulmuesin e Shkëndisë së Tetovës, Izair Eminin.

Gjithsesi mbetet për tu parë nëse do të jenë këta futbollistë të cilët do të prezantohen, apo drejtuesit e dy herë kampionëve të vendit do të na rezervojnë ndonjë surprizë.

KOMENTE