Werder Bremen ka argëtuar tri pikët e radhës në Bundesligë, duke mposhtur Mainz-in me rezultat 3:1.
Protagonist edhe kësaj radhe ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili shënoi një gol dhe bëri një asistim. Rashica shënoi shumë herët për vendasit, duke ndezur atmosferën në “Weserstadion” në minutën e 3-të.
Ky gol ka vlerën e një rekordi historik. Werder Bremen e ka thyer rekordin në Bundesliga duke u bërë skuadra e parë që shënon në 27 ndeshje me radhë në ligën gjermane.