Ylli kosovar, Milot Rashica po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane me Werder Bremen.
Futbollisti nga Kosova së fundmi ka dhënë një intervistë për tabloidin e skuadrës “Werder.de”, ku ka folur për rrugëtimin e tij në futboll, vështirësitë e futbollit kosovar dikur dhe kualifikimet për Përfaqësuesen e Kosovës në ‘Euro 2020’.
Rashica ka theksuar se është i lumtur që ka përkrahjen e popullit të tij dhe që shërben si shembull i mirë për të rinjtë e vendit të tij, të cilët sot luajnë dhe ndjekin ëndrrën e tyre në Kosovë.
Kjo është intervista…
WERDER.DE: Si ishin kushtet e juaja në rini?
Rashica: Ishte shumë vështirë për gjeneratën time. Kushtet për stërvitje ishin të këqija. Klubet tani mund të investojnë dhe tani futbollistët e rinj kanë më shumë mundësi. Kosova është në UEFA dhe FIFA, tashmë ka shumë skauta nga ligat tjera, për të iu dhënë futbollistëve të rinj shansin që të dalin më herët ne klubet evropiane.
WERDER.DE: Por, ju ia dolët…?
Rashica: Unë dhe familja ime jemi shumë krenar. Unë jam një nga të parët që kam dalur nga liga e Kosovës në kampionatet elitare të Evropës, pa kaluar përmes Shqipërisë. Jam shumë i lumtur, njerëzit nga vendlindja ime më përkrahin teje mase.
09.01.2019, Trainingsgelaende Randburg Football Club, Johannesburg, RSA, TL Werder Bremen Johannesburg Tag 07 im Bild / picture shoës Milos Veljkovic (Ëerder Bremen #13) im Duell / im Zëeikampf mit Milot Rashica (Ëerder Bremen #11), Foto © nordphoto / Eëert
WERDER.DE: Në vendlindje ju jeni një yll për fëmijët dhe tinejxherët?
Rashica: Unë nuk e shoh vetën si një yll, por si një shembull i mirë për fëmijët. Dëshira për futboll është duke u rritur shumë shpejt, e në veçanti tek rinia. Kosovaret e duan shume futbollin dhe te rinjte kane talent. Për shembull, biletat për ndeshjen ndaj Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve për Euro2020, janë shitur për më pak se një orë.
WERDER.DE: Pas ndeshjes me Leverkusenin, është pushimi ndërkombëtar. Me Kosovën do të luash në kualifikimet për Evropian, çfarë do të thotë të luash në këto ndeshje?
Rashica: Janë kualifikimet e dyta. Në kuaflifimet për Botëror ne kishim një grup tejet të vështirë, me kundërshtarë si Kroacia, Turqia, Ukraina, Islanda dhe Finlandën. Ne shumë pak kishim njohur për njëri-tjetrin, por pas fitimit të grupit në Ligën e Kombeve, jemi më stabil si grup. Edhe pse do të jetë vështirë ndaj Anglise dhe Republikës së Çekisë.
WERDER.DE: Cilat janë shanset e juaja në këtë grup?
Rashica: Ekziston një shans. Në rast se nuk kualifikohemi nga grupi, atëherë ne kemi një shans të dytë në playoff të Ligës së Kombeve ndaj liderëve të grupit D. Pas grupeve, do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja.
WERDER.DE: Në grup keni një kombëtare si Anglia?
Rashica: Do të jetë një ndeshje e madhe. Ne jemi një grup i ri, një kombëtare e re. Të luash kundër këtyre futbollistëve do të jetë fantastike, dhe në futboll asgjë nuk është e pamundur.