DYLON

Në Viti u promovua vepra monografike ”Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare”

Në Viti u promovua vepra monografike ”Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare”
Avatar photo Redaksia

Në Shtëpinë e Kulturës në Viti, sot është përuruar vepra monografike e koautorëve Hamza Halabaku –Mujë S.Berisha me titull: “Tahir Berisha, një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare.

Redaktori i kësaj monografie, prof. Dr. Mehmet Halimi duke i çmuar e nderuar koautorët e kësaj monografie sa vëllimore, po aq cilësore, sa të rëndësishme e të pëlqyeshme, po aq të mirëpritur, jo vetëm si shokë e miq serioz e dinjitoz, por edhe si shkrimtarë e poetë, si mjeshtër të përkryer të pendës e të përdorimit të fjalës, si intelektualë të rryer e të vyer të shkrimit shqip, më mbante besa e më ushqente shpresa dhe bindja e plotë se lënda e mirë ka rënë në duar të mjeshtërve të mirë e të sigurt.

Ndaj me kureshtje të madhe e me interesim të veçantë, me padurim, me vullnet e me gëzim të madh i hyra leximit të dorëshkrimit të monografisë në fjalë me shënime, sepse ai që lexon me shënime lexon dy herë.

EkoHigjiena

Vepër kjo, e cila i kushtohet një personaliteti me përmasa universale e shumëdimensionale, i cili me punën e tij kolosale la gjurmë të dalluara e të dokumentuara në historinë e arsimit e të kulturës sonë kombëtare”, u shpreh prof. Halimi.

Në emër të Institucioneve komunale ka folur zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ndërsa rreth monografisë folën edhe autorët e saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.