Futbollisti i Kosoves, Milot Rashica ka pasur sezonin më të mirë në karrierë. Me golat e tij me Werderin e Bremenit, ka bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e 22 vjeçarit.
Sipas Rashicës, publiku ende nuk ka parë më të mirën e tij.
“Pasi kisha vështirësi në fillim, tash jam i kënaqur. Por, do të doja ta arrinim objektivin edhe me klubin. Mirëpo, ende nuk ka marrë fund asgjë. Unë dua të arrij shumë në karrierën time. Do të punoj shumë për këtë”, ka thënë Rashica për faqen zytare të klubit.
Rashica këtë edicion ka shënuar 12 gola në Bundesligë.