Instituti Kombëtar i Shëndetësisë apelon, kujdes nga rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë apelon, kujdes nga rriqrat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar për kujdes, pasi nga pickimi i rriqrave sepse ato nuk fluturojnë as nuk i afrohen njerëzve.

“Numri i të pickuarëve ka arritur në 263 në komunën e Malishevës, 138 raste në komunën e Suharekës, 92 raste në komunën e Klinës dhe 48 raste në komunën e Rahovecit si pasojē e qëndrimit në livadhe të pa kositura, shkurre dhe shtalla dhe veshmbathjes jo adekuate. Tashmë ekipet profesionale po bëjnë repelimin e kafshëve”, thuhet në njoftimin e institutit.

Instituti Kombëtar rekomandon qytetarët për sivjet:

  1. Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
  2. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
  3. Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, (shuplakat, qafën),
  4. Kontrolloni trupin mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në vatër,
  5. Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
  6. Nëse keni rriqër në trup ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
  7. Kositja e barit të bëhet në vazhdimësi (oborr dhe livadhe),
  8. Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
  9. Mbajtja e higjienës personale në nivelin më të lartë.

KOMENTE