/2L ONLINE/ – Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Hogosh komuna e Kamenicës është një incident-rrahje.
“Viktima, shqiptar shtetas i Kosovës raporton se është goditur me grusht në fytyrë nga i dyshuari po ashtu Shqiptar shtetas i Kosovës. Sipas viktimës e tërë kjo ka ndodh në kohën kur zhvillohej një ndeshje futbolli në këtë fshat. Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në QMF në Kamenicë dhe posedon raportin mjekësor”, thekson Hashani.
Me urdhër të prokurorit të shtetit iniciohet rast “lëndim trupor” dhe dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/
fotoilustruese