/2L ONLINE/ – Policia e Kosovës është njoftuar për një rast “Lëndim trupor” që ka ndodhur në fshatin Koromjan të Epërm të Ranillugut. Më pas viktima, serb-shtetas i Kosovës, ka raportuar se djali i tij posedon një pushkë automatike prodhim Zastava Kragujevc dhe 17 copë fishekë, cal 7.62mm.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se Policia e Kosovës njësitet patrulluese nga stacioni i Ranillugut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshimtin si dhe i kanë konfiskuar armën. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që rasti t’i referohet gjykatës në procedurë të rregullt, për vepër penale, “Armë mbajtje pa leje” dhe “Dhunë familjare”./2L ONLINE/
fotoilustrim