Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se ankuesja , serbe, shtetase e Kosovës, kishte raportuar në Policinë e Kosovës se në rrugën “Brigada 173”, në Viti, persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë dhe i kanë thyer xhamin e dritares së shtëpisë së saj.
“Patrulla policore ka dal në vendngjarje. Për momentin nuk dihen motivet e rastit, por vlen të ceket se ankuesja ka pasur të raportuar edhe një rast të njëjtë me datën 23.05.2018 i cilësuar si ,,Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’, ka thënë Hashani’.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti në hetime.