• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Drejtoria e Financave apelon për pagesat e faturave të Tatimit në Pronë

Redaksia 2LONLINE 6 Qershor, 2018 3 min
 Drejtoria e Financave apelon për pagesat e faturave të Tatimit në Pronë

Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi, ka mbajtur sot konferencë me gazetarë, në të cilën ka paraqitur punën që është bërë, sfidat që janë në të hyrat vetanake dhe pretendimet sipas planit të punës për pjesën e dytë të vitit 2018.

Drejtori Maliqi ka thënë se si drejtori kanë përgatitur rrjedhën e parasë për organizatat buxhetore në kuadër të Komunës, pastaj pasqyrat financiare dhe barazimet me departamentin e thesarit në Ministrinë e Financave, përgatitjen për bartjen e mjeteve vinanciare nga viti paraprak në vitin buxhetor 2018, kërkesat për alokimin e mjeteve nga të hyrat vetanake dhe deri te raporti financiar, i cili është miratuar në Kuvendin e Komunës.

Drejtori ka thënë se janë duke punuar edhe në përgatitjen e Korniozës Afatmesme Buxhetore për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021.

“Së bashku me drejtoritë tjera të Komunës së Gjilanit jemi duke punuar në përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore, si planifikim për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme për vitin 2020-2021”, tha ai.

Zijadin Maliqi, ka apeluar te të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë si e hyra e drejtëpërdrejtë e qytetarëve për investime kapitale.

“Tatimi në Pronë është fusha që i kemi kushtuar rëndësi të veçantë gjatë kësaj periudhe. Janë shpërndarë mbi 32 mijë fatura të tatimit në prone, në vlerë prej 1.6 milion euro, të cilat janë shpërndar përmes postës nëpër familjet gjilanase. Pjesa e parë e vitit nuk ka qenë edhe aq mirë, por muaji maj ka filluar të ketë ndryshime pozitive dhe të hyra më të mëdha. Apelojmë te të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e borxhit, sepse pas datës 1 korrik, fillojnë kamatat dhe ndëshkimet që janë rënduese për xhepin e tyre”, ka bërë të ditur ai.

Gjithashtu drejtori Maliqi, ka thënë se “Me ligjin e ri nga 1 tetori 2018, jemi të obliguar që të veprojmë përmes përmbaruesve dhe borxhlinjtë jemi të obliguar ti dërgojmë në përmbarues, që pastaj do të kenë shpenzime edhe më të mëdha dhe rënduese çka në asnjë mënyrë nuk dëshirojmë të bëjmë presion ndaj amvisërive. Borxhlinjtë më të mëdhenjë janë ish ndërmarrjet shoqërore dhe bizneset e Gjilanit, por edhe amvisëria gjithashtu.

Ndryshe, gjatë këtij viti drejtoria e Financave ka zotuar afro dy mijë e 500 lëndë, të shpenzuara ka afërsisht shumën e njejtë, kurse, të çertifikuara dhe arkivuara janë dy mijë e 300 lëndë.

Etiketa:aktuale Drejtoria e Financave Tatimit në Pronë Zijadin Maliqi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin

28 Qershor, 2022
Info+

Kryetari Haliti u prit në takim nga Ilaz Ramajli, ish kryetar i

28 Qershor, 2022
Policia

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022
Shneta

Në tri ditët e fundit, 66 të lënduar në aksidente trafiku kërkuan

28 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Vitia mobilizohet për ofrimin e shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në sezonin veror

28 Qershor, 2022

Angazhimet policore lidhur me planin operativ ”Vidovdani 2022”

28 Qershor, 2022

Jusuf Buxhovi dhuron mbi 100 libra për bibliotekën “Ramadan Musliu”

28 Qershor, 2022

Më 29.06.2022, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës – Ja rendi i punës

28 Qershor, 2022

Kryetari Alban Hyseni në debat me qytetarë: Synimi ynë i parë ka qenë që të rrisim besimin e qytetarëve në institucione 

27 Qershor, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak

27 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com