Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10 njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan gjatë një pike kontrolli në qytetin e Vitisë kanë ndalur për kontrolle rutinë një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari A.J. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar).
Gjatë kontrollit në automjet nga ana e zyrtarëve policorë janë gjetur dhe konfiskuar një (1) armë zjarri i llojit Zorki M-906-T e kalibrit 9mm, një (1) karikator dhe pesë (5) fishkë. Të njëjtat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tij në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’. /2LONLINE/