Policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan, ka pranuar një thirrje se në një familje këtu në Gjilan është duke u shkaktuar dhune familjare.
“Pas arritje ne vendin e ngjarjes kemi takuar të dyshuarin P. Q.(1986) I cili kishte kanosur anëtarët e familjes e posaçërisht prindin e tij duke i shkaktuar shqetësime, frike, ankth si dhe duke e kanosur në mënyra të ndryshme”, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në prokurori për rastet, “Kanosje”dhe “Dhunë familjare’.