Referuar raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për shtatë raste të falsifikimit të parave që janë raportuar brenda kësaj periudhe.
Në Prishtinë janë raportuar gjashtë raste të ndara për falsifikim parash, në kartëmonedha dhe monedha në vlera të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Njësiti policor ka sekuestruar monedhat e dyshuara si të falsifikuara për procedura hetimore, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante.
Kurse rasti tjetër është raportuar në Ferizaj ku ankuesi ka njoftuar se ka pranuar në monedhë prej 100 euro e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.
Monedha e dyshuar është konfiskuar nga forenzika për procedurë hetimore, njofton Policia.