Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit, brenda 24 orëve të fundit, janë regjistruar raste të sulmit ndaj personit zyrtar dhe të vjedhjeve, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në burgun e Pasjakut të Novobërdës, në Gjilan si dhe në Makresh të Epërm të Novobërdës.
INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Burgu i Pasjakut, Novobërdë 25.01.2024 – 11:10. Dy viktimat meshkuj kosovarë (gardianë të burgut) kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar në vendin e punës nga i dyshuari mashkull kosovar (i burgosur). Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
VJEDHJE E RËNDË
• Gjilan 25.01.2024 – 04:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se gjersa ka qenë në një restorant, persona të panjohur i kanë vjedhur nga çanta stoli ari dhe para. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti duke u hetuar.
• Fsh. Makresh i Epërm, Novobërdë 25.01.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në villen e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë me 20 fishekë me leje dhe disa gjësende tjera. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime. /2LONLINE/