Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Raporti i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 04.08.2022 – 08:30. Pas hetimeve të zhvilluar, policia me urdhër nga Gjykata ka bërë kontrollimin e banesës së të dyshaurit mashkulli kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 87.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një peshore elektrike dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe një pasaportë e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE & SH. RR. TË PËRGJITHSHËM
· Rr. Prishtinës , Gjilan, 04.08.2022-00:28. Pas disa të shtënave me armë zjarri, gjatë në ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me gas, 35 gëzhoja dhe tre fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar .
· Rr. Prishtinës , Gjilan, 04.08.2022-00:28. Pas disa të shtënave me armë zjarri ,gjatë në ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar. /2LONLINE/