Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të grabitjes, kanosjes, frikësimit gjatë procedurës penale, sulmit ndaj personit zyrtar dhe të arrestimeve të personave të kërkuar.
Raporti i policisë:
GRABITJE
Rr. Prishtinës, Gjilan 30.08.2022-NN. Me 02.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, në bashkëveprim me një person tjetër të dyshuar, nën kërcënim të armës, në emër dhe në kompensim të një shume parash prej 100 000€ i kanë grabitur automjetin e tij të tipit Audi SQ7 dhe është larguar në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Rasti është duke u hetuar.
KANOSJE
Fsh. Beguncë, Viti 02.09.2022-12:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale, ka kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është ndërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.
Raport shtesë:
FRIKËSIM GJATË PROCEDURËS PENALE
Gjilan (NN) 02.09.2022 – 10:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjetit social ka kontaktuar të dëmtuarin mashkull kosovar duke tentuar që ta bindë që ta ndërrojë deklaratën e tij në procesin gjyqësor për rastin ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe’kanosje’. Si dëshmi për procedura të mëtutjeshme hetimore është sekuestruar një telefon. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Agim Ramadani, Gjilan 31.08.2022 – 16:48. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
· PKK. Merdare. 02.09.2022 – 10:05. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të paraburgimit në Hajvali – Prishtinë.
· Fsh . Livoq, Gjilan, 02.09.2022-19:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prishtinës. /2LONLINE/