DYLON

Drita çelet në apetit, e përcjellë Llapin në shtëpi me katër gola

Drita çelet në apetit, e përcjellë Llapin në shtëpi me katër gola
Avatar photo Redaksia

U deshtë të vije java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll, që reparti sulmues i skuadrës së Dritës, të çelet në apetit, dhe të jetë tejet efikase. Skuadra gjilanase FC Drita ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4 – 0, ndaj FK Llapit.

Timonieri i Dritës, Ardian Nuhiu nuk përtonte ta lavdëronte Dritën për lojë të mirë edhe në xhirot të tjera ani se ishte i pakënaqur me pjesën e konkretizimit të kësaj skuadre, e cila në javët e mëhershme kishte dy barazime dhe një fitore, takime këto kur kishte shumë raste shënimi por të “papërkthyera” në gola.

EkoHigjiena

Përndryshe, një ndeshje, atë me Prishtinën, Drita nuk e ka zhvilluar akoma.

Kryetrajneri Nuhiu thoshte se nuk brengosej nëse skuadra luan mirë edhe nëse nuk e fiton lojën, sepse sipas tij, kur skuadra luan mirë,  do të vije patjetër edhe fitorja. Dhe, kjo ndodhi, si duket, me Llapin, pasi reparti ofenziv i skuadrës bardhekaltër u tregua efikas, duke tundur e shkundur plotë katër herë portën kundërshtare, por pa u tërhequr nga loja sulmuese, madje as kur rezultati ishte 4 – 0, për çka u krijuan edhe disa raste tjera shënimi, e nuk munguan as goditjet në shtyllat e portës mysafire.

Madje, ajo çfarë ra në sy, ishte edhe trajneri Nuhiu që sot u tregua mjaftë  i zëshëm, qoftë kur qortonte lojtarët e tij, qoftë kur iu jepte komplimente, madje edhe pas rezultatit të thellë në dobi të ekipit që drejtonte, duke përçuar kështu dëshirën e tij edhe për më shumë gola nga lojtarët e tij.

Drita e cila në garat evropiane po luan mirë,  po di të mos e shpërfaqë atë lojë edhe në lojërat e para në kampionatin vendor, andaj takimi  i sotëm me Llapin, mund të jetë një gjetje e “çelësit”, qysh Drita të ndriçojë edhe në Superligë, aq më shumë kur njihet si klub që ia përcakton vetes synimet më të larta, e dihet se rruga për Evropë kalon nëpër ballafaqime me skuadrat vendore.

Andaj kjo fitore e Dritës ndaj Llapit (4- 0), pra jo vetëm me efikasit të repartit sulmues, por edhe pa pësuar gol, pra efikase ishte edhe reparti mbrojtës, që ruajti portën e paprekur, mund të shihet edhe si një gjetje e skuadrës në elementin që duhet të jetë, andaj mbetet të shihen javët në vazhdim, për të mësuar se apo shkon tutje para, performanca e saj, apo kjo me Llapin ishte lojë fati.

Sido që të jetë, java e pestë për skuadrën e Dritës, ishte e frytshme dhe se një fitore prej 4-0, erdhi me dygolëshin e Besnik Krasniqit, të dy nga  pika e bardhë, derisa nga një gol për bardhëekaltërtit gjilanas, e shënuan edhe Almir Kryeziu dhe Marko Simonovski.

Përndryshe, nuk dihet  akoma se kur Drita do ta luaj ndeshjen e mbetur ( java e 3-të) me Prishtinën, porse, pas këtyre pesë javëve, nga këto katër lojë të tjera, ajo ka 8 pikë, dy fitore, dy barazime, që e pozicionojnë për momentin në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.   /M.H/2LONLINE/  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.