DYLON

Kryqi i Kuq në Kamenicë ka përfunduar me sukses trajnimin e MISP-it për personelin shëndetësor të QKMF-së

Kryqi i Kuq në Kamenicë ka përfunduar me sukses trajnimin e MISP-it për personelin shëndetësor të QKMF-së
Avatar photo Redaksia

Kryqi i Kuq i Kosovës, Dega në Kamenicë ka përfunduar me sukses të plotë trajnimin për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Situata Emergjente (MISP), për personelin shëndetësor të QKMF-së në Kamenicë.

“Për këto sesione të mbajtura i falënderojmë  Kryqin e Kuq të Kosovës  dhe  Dr. Ramize Ibrahimi e Dr. Basri Kamberi që na ofruan njohuri të përgjithshme rreth MISP-it dhe shëndetit riprodhues”, ka thënë Rexhep Morina nga Kryqi i Kuq i Kamenicës.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu tha se falënderojnë edhe personelin shëndetësor të QKMF-së për gatishmërinë e treguar në këtë trajnim.

“Kryqi i Kuq dega në Kamenicë falënderon “Joni Ranch” në Kamenicë për korrektësinë, shërbimin dhe për ambientin e shkëlqyer që na ka ofruar gjatë gjithë kohës që është mbajtur ky trajnim”, thotë Morina. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.