Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”.
Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të “dhunë në familje” dhe “mbajtje, posedim i paautorizuar i mjeteve shpërthyese”, transmeton 2LONLINE.com.
Këto raste janë regjistruar në Viti dhe Partesh.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Viti / 02.03.2024 – 13:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë (thikë) ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE, POSEDIM I PAAUTORIZUAR I MJETEVE SHPËRTHYESE
Partesh, 02.03.2024-14:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke pastruar shtëpinë e prindit të tij, ka hasur në një bombë dore dhe dy fishek. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr bombën e dorës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /2LONLINE/