DYLON

IPK jep informacione për misionin e saj për qytetarët në Letnicë të Vitisë

IPK jep informacione për misionin e saj për qytetarët në Letnicë të Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të angazhimeve drejt fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar sot një aktivitet – takim të përbashkët me qytetarët e Letnicës në komunën e Vitisë.

Synimi i këtij aktiviteti me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë, përveç pjesës së fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë, ishte edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi , trajtimit të ankesave të qytetarëve, inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme etj.

EkoHigjiena

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me qytetarët e Letnicës përderisa me rekomandim të IPK-së pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe komandanti i stacionit policor në Viti.

Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë (nga komuniteti shqiptar dhe kroat) për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor.

Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e Letnicës ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-së duke përfshirë edhe kërkesat e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike si dhe rekomandimin e përbashkët nga ky takim që në të ardhmen e afërt të themelohet Komiteti Lokal për Siguri Publike në Letnicë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.